Arrestohen një e mitur dhe një person tjetër në Fushë-Kosovë: Detyruan një vajzë tjetër të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një nga ta vajzë e mitur, pas detyruan një tjetër që të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Kështu bën të ditur policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Lidhur me rastin, është sekuestruar një telefon.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 19.10.2020-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.