njoftim

Arrestohen edhe dy persona për vjedhje të rëndë në Pejë, Policia po i kërkon tre të tjerë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën ‘Toni Blair’ në Pejë. Pas veprimeve intensive operativo – hetimore sektori i hetimeve pran stacionit policor Pejë në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Njësitet policore janë duke punuar vazhdimisht që të kapen edhe të dyshimtë tjerë të këtij rasti dhe rasteve tjera.

Për rastin e lartë cekur të arrestuar si të dyshuar janë: D.Sh., i lindur vitin 1990 dhe B.K., i lindur vitin 1992.

Këta të dyshuar tashmë të arrestuar, në kryerjen e kësaj vepre ishin në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, të cilët për momentin janë në arrati por është duke u punuar që të kapen dhe të dalin para drejtësisë.

Gjatë punës hetimore pas intervistimit , janë gjetur edhe prova tjera materiale të kryerjes së veprës.

Andaj në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar pesë televizorë, tre pilot komandues për TV, një sasi bizhuterish, një sasi të substancës narkotike (për të cilën sasi do merren masa tjera ligjore në konsultim me Prokurorin e Shtetit). Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjetet me të cilat dyshohet se janë përdor për kryerjen kësaj vjedhje. Të dyshuarve ju shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë me vendim të prokurorit.