Lajmi i fundit

Arrestohen dy zyrtarë të ATK’së për kontrabandë me barna, pezullohen nga puna

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy zyrtarë të ATK’së, të komunitetit serb, nën dyshimin për kontrabandë me barna.

ATK ka njoftuar se i ka pezulluar ata nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet në komunikatën e ATK’së.

BONUS VIDEO: Lirimi i pronave të Ministrisë së Bujqësisë