Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë, dyshohen për sulm dhe lëndim të rëndë trupor

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Mitrovicë si të dyshuar për veprat penale “Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor”.

Rasti kishte ndodhur më 9 prill të këtij viti ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale Sulm dhe Lëndim i rëndë trupor , kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P.,23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”.