Arrestohen dy të dyshuar në Podujevë për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, njofton Policia.

Komunikata e plotë e Policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas marrjes së një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar.

Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë:

E. H. viti i lindjes 1998 m.k.sh.
A. H. viti i lindjes 1996 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje. /Ballkani.info/