Arrestohen dy persona: Premtonin se po iu rregullonin viza të punës, me të dhënat e tyre hynin në kredi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.

Personat e dyshuar janë njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç.

“Dyshohet se kanë marrë nga viktimat (kopje dokumentesh) të dhënat personale, duke u premtuar atyre, se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian, dhe të njëjtit me të dhënat e tyre kanë aplikuar për kredi (Online), duke përfituar kështu shuma të ndryshme të parave.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi, për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga ta arrin mbi 20 qytetarë të ndryshëm”

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të dërgohet në institucionet kompetente.

loading…