Prishtinë
Arrestohen dy persona pasi keqpërdorën një të mitur për trafikim dhe shërbime seksuale
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë përdorur për trafikim dhe shërbime seksuale një të mitur.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë të javës së kaluar, përkatësisht më 20 tetor.
Sipas policisë viktima i takon komunitetit rom, ndërsa nga dy të dyshuarit njëra është femër e komunitetit ashkali dhe tjetri mashkull shqiptar, shkruan ballkani.info.
Pas intervistimit dy të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa viktima e mitur u dërgua në strehimore.