Arrestohen dy persona në Suharekë për gjuajtje me armë zjarri

Në fshatin Sllapuzhan të Suharekë janë arrestuar dy persona.

Të njëjtin gjatë një ahengu familjar kishin gjuajtur me armë zjarri, njofton raporti policor, përcjell Ballkani.info.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë të gjuetisë, dy pistoleta, 13 fishekë dhe 12 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një aheng familjar kishin gjuajtur me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë të gjuetisë, dy pistoleta, 13 fishekë dhe 12 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info