Dy persona janë arrestuar për dy raste të grabitjes dhe lëndim trupor që kanë ndodhur më 21 dhjetor në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Njëri prej të dyshuarve është i mitur.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat grabitje, lëndim trupor dhe vjedhje e rëndë

Nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datën 21.12.2023, në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.

Personat e dyshuar (njëri nga ta i mitur) me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Postimi i plotë:

VIDEO BONUS: Më shtrenjtë jeta në Kosovë se në Gjermani