Lajmi i fundit

Arrestohen dy persona lidhur me grabitjen e armatosur në Suharekë, deklarohet prokurorja e rastit

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur të mërkurën e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, ku si pasojë ishte plagosur një zyrtar policor.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi.

Ajo ka treguar se personat e arrestuar dyshohet se iu kanë ndihmuar kryerësve të veprës penale për përgatitjen e grabitjes në Suharekë.

“Po janë arrestuar dy persona. Të njëjtit dyshohet se iu kanë ndihmuar kryerësve të veprës penale. Ata janë arrestuar sot pasdite”, ka thënë prokurorja Gashi.

Ballkani.info kishte siguruar momentin kur hajnat kishin grabitur argjentarinë në Suharekë.