Ata që kanë pasur sot punë në Shqipëri, u është dashur të presin mbi një orë në vendkalimin kufitar në Morinë.
Kjo për shkak të disa arrestimeve që në këtë pikë kufitare i ka kryer Policia.
Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive, duke u transportuar të arrestuarit.
Sipas dëshmitarëve në pikën kufitare të Morinës, policia i ka arrestuar disa policë kufitarë aty.
Ballkani.info do t’ju mbaj të informuar lidhur me këtë ngjarje.







