Arrestohen 69 persona, nuk respektuan vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar 69 persona në tërë Kosovën dhe kjo për shkak të mos respektimit të vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Më së shumti të arrestuar ka pasur në Prishtinë, Pejë e Gjilan, ndërsa në Ferizaj nuk ka ndodhur asnjë rast.

Në Prishtinë janë regjistruar 15 raste, ku janë arrestuar 25 persona. Në Gjilan në shtatë raste janë arrestuar 16 persona, dhe në Pejë në shtatë raste janë arrestuar 17 persona.

Ndërsa, në Gjakovë janë arrestuar 9 persona, ndërsa në Prizren e Mitrovicë nga një person.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me këto arrestime, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.04.2020 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë, 07.04.2020 – 23:04. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fsh. Mramor, Prishtinë 07.04.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Hakif Zejnullahu, Prishtinë, 08.04.2020 – 12:29. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Sheshi Edit Durham, Prishtinë, 08.04.2020 – 14:50. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Vasilevë, Gllogoc, 08.04.2020 – 19:00. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Komoran, Gllogoc, 08.04.2020 – 18:00. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Sankoc, Gllogoc, 08.04.2020 – 16:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Dardhishtë, Obiliq, 08.04.2020 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Obiliq, 08.04.2020 – 19:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 08.04.2020 – 17:45. Janë shoqëruar në stacionin policor, tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Graqanicë, 08.04.2020 – 18:15. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Bradash, Podujevë, 08.04.2020 – 21:50. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Gllobar, Gllogoc, 08.04.2020 – 19:10. Janë shoqëruar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 09.04.2020 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mustafë Koka, Viti , 08.04.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Flaka Janarit, Viti, 08.04.2020 – 19:45. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lagjja Malësia, Kamenicë, 08.04.2020 – 21:15. Janë shoqëruar në stacionin policor, katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 07.04.2020 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:05. Janë shoqëruar në stacionin policor, dy të dyshuar, meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Reshat Ymeri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor, tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Gjon Sereqi, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Rubovc, Kamenicë, 08.04.2020 – 02:28. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Suharekë, 08.04.2020 – 11:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedure të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Pejë, 08.04.2020 – 20:30. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, që të dytë kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Wesli Klark, Pejë, 08.04.2020 – 20:30. Janë arrestuar tre (3) meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 08.04.2020 – 21:25. Janë arrestuar tre (3) meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 08.04.2020 – 21:25. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë, 08.04.2020 – 18:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Dresnik, Klinë, 08.04.2020 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Gjatë kontrollit tek i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike të llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë, 08.04.2020 – 11:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjë, Malishevë, 08.04.2020 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedure të rregullt.

Fsh. Pagarushë, Malishevë, 07.04.2020 – 16:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Astrazup, Malishevë, 08.04.2020 – 14:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Fsh. Kërvasari, Malishevë, 08.04.2020 – 15:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Sheh Mihedini, Rahovec, 08.04.2020 – 17:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Pagarushë, Malishevë, 08.04.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovica e Veriut, 08.04.2020 – 22:20. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.