Arrestimi i Valdrin Sahitit, Kajtazi: Skandal është që presidentja i dhuroi pasaportë diplomatike

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pasi stilisti, Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit për posedim të substancave narkotike.

Kajtazi ka shkruar se nuk përbën skandal arrestimi i tij as kapja me drogë, por se ai është i pajisur me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dhuruar presidentja, Vjosa Osmani.

Ai tutje ka shkruar se tjetër skandal është se Valdrin Sahiti është stilist i presidentes, Vjosa Osmani, e që asnjëherë nuk është bërë publike kontrata apo mënyra e kompensimit të tij nga ana e presidentes së vendit.

Kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhej nën masën e paraburgimit, tregon një njoftim i autoriteteve turke dërguar Policisë së Kosovës.