Arrestimi i Meriton Mjekiqit, dyshohet se u përfshi në një gjuajtje me armë më Prishtinë

Moderatori i njohur kosovar Meriton Mjekiqi u arrestua sonte nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se u përfshi në një incident me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Reporteri.net, dyshohet se Mjekiqi pas një mosmarrëveshjeje me një persona tjetër ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Rasti sipas këtij burimi ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Meriton Mjekiqi, është moderator i emisionit “Gjoni Black”.