Arrestimi i Blerim Maqastenës nga policia serbe, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës

Në Kuvendin e Komunës së Podujevës nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Sipas kumtesës komunale, kjo mbledhje do të mbahet lidhur me arrestimin këshilltarit të asamblesë komunale nga policia serbe.

“Ju njoftojmë se më 06.01.2021 (e mërkurë), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ish-ndërtesën e Komunës, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena”, thuhet në njoftim.

Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Njëri më pas është liruar, ndërkohë që Maqastena vazhdon të jetë në paraburgim