Arrestimi i asistentit të Kurtit, sqarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar Arianit Beriqi, asistent i ish-Kryeministrit Albin Kurti, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prokuroria ka bërë të ditur se pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, A.B. është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit e as nuk është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Arianit Beqiri, është ftuar në Policinë e Kosovës pas përfundimit të instalacionit të tij, “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” para Qeverisë.

Instalacioni “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” i Beqirit është hapur sot në mëngjes para objektit të qeverisë, si protestë artistike ndaj pakos emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Përmes Facebook, Beqiri ka konfirmuar se pas përfundimit të shfaqjes është ftuar të paraqitet në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë. 

“Ndonëse u prit të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngrihet aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim”, ka shkruar Beqiri në Facebook.