Arrestimet e SPAK, Presidenti: Kush abuzon me detyrën, të ndëshkohet

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Vlorës ka reaguar ditën e sotme për arrestimet e kryera nga SPAK dje në Krujë, ku ndër të tjera në pranga është vënë edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Sipas Presidentit çdo njeri që shkel ligjin duket të ndëshkohet.

Teksa shkurtimisht është shprehur se s’ka nevojë për koment, se edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e mirë duhen fakte dhe prova.

“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë.”, tha Meta shkurtimisht.

Kujtojmë që ditën e djeshme, SPAK ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar 3 të tjerë në gjendje të lirë.