Arrest shtëpiak për dy policët që u përfshinë në dallaveret me patentë shoferë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj dy policëve të Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. N.Th. dhe S.B. po dyshohet se kanë qenë të përfshirë në skandalin me patentë shoferë

Pasditen e 5 korrikut Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona për dallavere me patentë shoferë.

Të dyshuarit ishin arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe dy policë të Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën ka marrë vendimin për shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tyre.