Arbër Jashari

Arratisja e Enver Sekiraqës, avokati: Dihej se ai do të arratisej nga sfondi i tij

I dënuari për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, vazhdon të jetë ende në arrati.

E për arratisjen e tij, avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Enver Sekiraqa ka pasur fuqi për arratisje të mundshme duke u bazuar nga sfondi i tij që ai të ikë dhe mos ti përgjigjet askujt.

Dy kahjet për arratisjen e tij, Jashari ka theksuar se aspekti i parë se i është shkelur e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme sepse ka qëndruar më shumë se një dekadë nën masa të ndryshme dhe aspekti i dytë është vlerësimi i rrethanave nga Gjykata nuk është vlerësuar edhe aq.

“Enver Sekiraqa është I arratisur në dy aspekte: Aspekti I parë I është shkelur e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme pasi që kemi më shumë se një dekadë nën masa, fillimisht paraburgim e aktualisht në masën e arrestit shtëpiak. Shteti ka dështuar në këtë aspekt dhe ka shkelur nenin 29 të Kushtetutes së Kosovës edhe nenin 5 e 6 të Konventave Evropiane pasi që nuk iu është mundësuar e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme brenda afateve ligjore duke qenë se ka qendruar mbi 10 vite burgim. Aspekti I dytë ka dështuar se nuk I ka vlerësuar rrethanat. Me kodet e mëhershme, paraburgimi ka qenë I dënueshëm. Kur nuk është e përcaktuar me ligj është diskrecion I Gjyqtarit, dhe gjyqtari gjithmon duhet me I vlerësu rrethanat në bazë të nenit 184, se a ekziston dyshimi I bazuar, a ekziston frika se do të ikë, a do të ndikojë në procedura apo dhe a do të përsëris veprën penale”, u shpreh Avokati, Jashari.

Jashari ritheksoi se masa e arrestit shtëpiak dhe duke mos bërë shkelje ligjore kanë qenë si një fakt i mundshëm për me ‘lajthitë’ Gjykatën dhe duke e lënë Enver Sekiraqën në masën e arrestit.

“Enver Sekiraqa ka qenë një kohë të gjatë në arrati dhe gjithmonë ekziston duke pasur parasysh fuqinë e tij në backroundin e tij që ai të ikë dhe mos ti përgjigjet. Një fakt që ka mundur me qit lajthitje gjykatën, kohëve të fundit ka qenë në masën e arrestit shtëpiak dhe ka zbatuar këtë masë, duke mos bërë shkelje ligjore. Dhe kjo ka mundur që t’a frymëzoj bindjen tek Gjykata që ai do të përgjigjet thirrjeve të Gjykatës në pritje të vendimit të Apelit”, theksoi Jashari.

Sa i përket prezencës së të akuzuarit në Gjykatë kur merret vendimi, Avokati u shpreh se pavarësisht se ligji nuk e parasheh prania e të akuzuarit nuk është e domosdoshme ose nuk është e obliguar ligjërisht.