Arratiset djali i Sabit Gecit

Djali i Sabit Gecit, Albani, ka arritur të arratiset pas dyshimeve për krim të organizuar dhe fajde.

Sot policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Gecit dhe disa lokacione të tjera nën dyshimin për krim të organizuar dhe ka arrestuar pesë persona, por nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin e gjashtë, Alban Gecin.

Lajmin e ka konfirmuar, Sylë Hoxha, koordinator për media në Prokurorinë Speciale.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, pesë të arrestuarit janë:

D. B. lindur me 1968 m/sh/k

Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

I. S. lindur me 1988 m/sh/k

L. B. lindur me 1978 m/sh/k

B. G. lindur me 1981 m/sh/k