Armend Zemaj nga Kuvendi paralajmëron masa të reja, por jo mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria Hoti nuk mendon që vendin ta mbyllë tërësisht si në kohën e ish-qeverisë Kurti.

Por ai ka thënë se kur e kërkon situata do të ashpërsohen masat anti-Covid.

“Menaxhimi i situatës të mbyllur është shumë i lehtë, do të jemi të hapur, por në zbatim të masave, dhe hapje të kontrolluar. Tash është koha e duhur për zbatimin e masave, dhe ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë që e kërkon situate”, tha Zemaj.

Kreu i MSH-së më tej tha se të gjithë do të dalin faqebardhë kur do ta largojnë virusin nga vendi jonë.

“Prioriteti është t’ia bëjmë të pamundur ekzistencën në vendin tonë, duhet të kemi durim, kurajo dhe solidaritet që të punohet bashkë pozitë e opozitë dhe të mos politizohet kjo situate”, tha ai.