Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është shpenzuesi më i madh i udhëtimeve, të mbuluara nga buxheti shtetëror sipas nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Që nga marrja e vendimit për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, Zemaj ia ka shpenzuar kuletës shtetërore 25 mijë euro.
Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2011, ish-ministri i Shëndetësisë shpenzonte 610 euro për dy muaj që të arrinte në seanca e komisione.
Ndërkaq, në vitin 212, Zemaj i LDK-së kishte shpenzuar 4,110 euro për një vit.
Më 2013-ën, Zemajt iu regjistruan shpenzime më të ulëta, prej 3,570 eurosh kompensim.
I njëjti më 2014-ën, periudhën kur reduktohen kompensimet dukshëm, përgjatë muajve janar-dhjetor ka harxhuar 1.440 euro.
Për vitin 2015, deputeti i LDK-së kompensohej me 3,270 euro.
Gjatë 2016-ës, Zemaj mori 2,970 euro nga buxheti për një vit.
Më 2017-ën, Zemajt i kishte kushtuar rruga për në Prishtinë 2.040 euro.
Ndërkaq, në tri vitet e fundit, ish-shefi i dikasterit të Shëndetësisë kompensohej si vijon: 2018-ën 2,700 euro, 2019-ën 2,280 euro, 2020-ën 210 euro dhe 2021-ën 1.800 euro.
Të dhënat janë marrë nga publikimet e Kuvendit të Kosovës së shpenzimeve të deputetëve nga periudha 2011-2021.






