Armend Zemaj e fyen rëndë gjeneralin Kudusi Lame pasi përmendi Tahir Zemajn

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur profiter gjeneralin e pensionuar të Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lame, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Divizionit të Kukësit.

Lame sonte ka rrëfyer për luftën e UÇK-së në zonën kufitare, ku sipas tij, ai ka ndihmuar shumë më armatim dhe logjistikë. Në një moment, Lame e ka përmendur edhe Tahir Zemajn, agjën e deputetit Armend Zemaj.

Për të Lame ka thënë se nuk është dashur të hynte në Kosovë dhe të bënte “ushtri në vete”, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu ai ka thënë se derisa ai fliste sikur ishte në Kosovë, Zemaj ndodhej në Shqipëri.

“Prapë ky profiteri qe çuditrishte per hesape te hienave sillet e pshtillet neper Kosove. Kudra si Lame paska ardhe me halulacionet e radhes. As vete genjeshtrat sdin me i lidhe ne mes kupoles staliniste dhe rrethanave te verteta të luftes”, ka shkruar deputeti Armend Zemaj. /Ballkani.info/