Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan ka miratuar unanimisht propozimin për kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Emrat e përzgjedhur nga dega janë Armend Zemaj dhe Fadil Hadergjonaj.

Në komunikatën e saj, LDK Deçan ka theksuar se 28 dhjetori shihet si “dita e fitores së madhe”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin subjektin dhe kandidatët e propozuar.

Strukturat lokale të partisë janë duke zhvilluar takime dhe aktivitete në terren, ndërsa përgatitjet për zgjedhje po intensifikohen teksa afrohet data e votimit.