Armend Muja thotë se Serbia s’është më partneri kryesor tregtar i Kosovës, por Shqipëria

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se këtë vit Shqipëria për herë të parë është bërë partneri kryesor tregtar i Kosovës.

Kjo meqë deri tani qëndronte Serbia, e importet kanë pësuar rënie.

”Shqipëria për herë të parë është partneri ynë tregtar, si në import ashtu edhe në eksport”.

”Serbia në kohërat top, deri në vitin 2018, kemi pas importe rreth 450 milionë euro, e deri në statistikat e shtatorit importet kanë qenë 130 milionë euro, që kanë qenë më të vogla sesa që i kemi ne importet ne nga Shqipëria”, u shpreh Muja në Context.

”Ky është lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën, që Shqipëria për herë të parë është partneri ynë i parë tregtar”, shtoi ai.