Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i cili vite më parë deklaronte se “Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë”, duke dashur ta mbroj Dimal Bashën, Kryetar Kuvendi, për punimin e tij skandaloz kundër UÇK-së, ka “guxuar” t’i kthehet të kaluarës, duke pretenduar se kundër UÇK-së, paska punuar LDK e PDK.

Ai bënë lloj-lloj lidhjesh, shetitjesh në histori, krejt këto pa thelb, në përpjekje për të mbrojtur kolegun e tij nga partia.

Muja që e quante Vetëvendosjen së Bashku me Lisën Serbe si ‘rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë”, ka shkruar këtë postim

Kur jemi te UÇK

Dimali doli dhe kallxoi të vërtetën e atij punimi, edhe profesoresha, autorja tregoi që ai është përgjegjës veç për Kapitullin 3 që s’ka lidhje me UÇK-në.

Por, kur jemi te UÇK, t’i kujtojmë disa gjëra që ta kapim çështjen në thelb:

1. A ju kujtohet kur LDK themeloi grupin për hetimin e krimeve të pasluftës me në krye Eqerem Kryeziun?

2. A ju kujtohet kur PDK e LDK krijuan Specialen?

3. A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj kishte thënë se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi?

4. Besoj, ju kujtohet edhe kur Presidenti i shtetit vizitonte pllakat e të vrarëve serbë në të cilat shkruante se ishin vrarë nga terroristët shqiptarë, pra UÇK, në Gorazhdec të Pejës dhe Grackë të Lipjanit.