Deputeti i VV-së

Armend Muja përmend Isa Mustafën: Shkonte në veri rrugëve të dhisë, mezi pati mbërri, ka shumë ndryshime tani

Deputeti i VV-së, Armend Muja. ka lavdëruar Qeverinë Kurti, ai tha se e ka rikthyer normalitetin në veri të vendit.

Muja deklaroi se dallimi me qeveritë e kaluara sa i përket veriut, tashmë është si “nata me ditë”.

“Sot është normale, nuk vërej shumë dallim kalimi në Veri në Leposaviq deri në Prishtinë. Nuk ka pas valë edhe e kemi rikthy, nuk ka pas kabllo optike, ska pas qasje në 3G e 4G, në atë pjesë sepse ka qenë hermetikisht e mbyllur”, tha ai.

Tutje, ai tha se në kohën sa kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kishte shkuar në atë zonë “rrugëve të dhisë”.

“A të kujtohet Isa Mustafa, në vitin 2016 e pati përuru një urë edhe tash kryeministri i vendit nuk shkojke më përmes rrugëve kah shkohet, po pati shku disa rrugëve në atë pjesë Rahovë, Boletin, menzi e patën çu fshatarët, dmth Rrugëve të Dhisë i thojshin ata fshatarët. Edhe s’kanë mujt me qarkullu atje, ky është dallimi”, tha Muja në Pressing.