Armend Muja parashikon rezultatin e zgjedhjeve, nxjerrë VV-në të parën me 52.3%

Analisti, Armend Muja thotë se deri në muajin nëntor votuesit nuk kanë lëvizur.

Muja në “Debat Plus” ka dhënë edhe shifrat që sipas tij i kanë subjektet politike deri me 29 nëntor.

“Vetëvendosje ka qenë në kuotën 52.3%. E dyta vjen PDK-ja me rreth 15.3%, LDK është e treta me rreth 13-14%. AAK do t’i ketë rreth 7%. Ndërsa pjesa tjetër te partitë tjera”, tha ai.

Analisti thotë se Vetëvendosje në këto zgjedhje pritet të fitojnë me një fitore masive.

“Me këto përqindje mendoj se Vetëvendosje merr rreth 60 deputetë. Është ende herët mirëpo realisht rritja e Vetëvendosjes ka ndodhur nga muaji prill”.

Muja thotë se ende nuk dihet efekti që mund të ketë faktorizimi i Vjosa Osmanit.

“Transformimi më i madh është bërë pas mocionit dhe ka vazhduar të qëndrojë”, tha ndër të tjera Armend Muja.

Ky ishte parashikimi i Mujës për zgjedhjet e vitit 2019: