Armend Muja kundër vullnetit të qytetarëve, kërkon që deputetët të mos e votojnë tërheqjen nga Trusti

Armend Muja i LVV-së ka thënë se propozimi për tërheqjen e trustit është i dizajnuar që t’i ndihmojë shtresës së lartë dhe të mesme të lartë, por se nuk e lufton inflacionin e rrezikon ta bartë inflacionin te shtresa e ulët.

Ai ka thënë se debati duhet të zhvillohet se çka duhet të bëhet për 700 mijë qytetarë që nuk punojnë asgjë.

Ka theksuar se nuk e rekomandojnë tërheqjen dhe ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë.

“Komisioni për buxhet e ka shqyrtuar projektligjin. Ky është propozimi i dytë me radhë brenda një periudhe të shkurtër. Në propozim ekziston një justifikim dhe thuhet që ky projektligj ta luftojë inflacionin dhe rritjen e çmimeve duke mos e ditur se janë e njëjta gjë. Ky kuvend e ka dhënë verdiktin më 2022. Nga BQK-ja guvernatori vlerëson se tërheqja nuk ndihmon në luftimin e inflacionit, përkundrazi e përkeqëson. FMN dhe banka botërore janë kundër. Kur bëhen propozime të tilla, paraprihet me një fushatë për gjendje të rëndë ekonomike por që nuk mbështetet me të dhëna. Me këtë propozim nga trusti do të tërhiqen 594 milionë. Fituesit më të mëdhenj janë 66 mijë kontribuues. Gjysma e shumës tërhiqet nga 5 për qind e fuqisë punëtore. Gjysma tjetër iu shpërndahet kategorive tjera. Afër 600 mijë qytetarë të aftë për punë nuk tërheqin asgjë dhe kjo politikë nuk i ndihmon ata. Kryekëput kjo nismë është për t’i ndihmuar ata të shtresës së lartë 5 për qindshin”, ka thënë Muja.