Uashington

Armë dhe gaz lotsjellës në Capitol, përkrahësit e Trumpit tentojnë të përmbysin humbjen e tij

Policia në Capitol në Washington ka reaguar duke nxjerrë armët dhe duke hedhur gaz lotsjellës sot për të shpërndarë turmën e protestuesve që kanë kërkuar të futen në Kongres, dhe të përmbysin humbjen e presidentit Donald Trump në zgjedhje.

Policia ka evakuar Shtëpinë e Përfaqësuesëve dhe Senatin pasi protestuesit pro-Trump kanë marshuar në hollët e Kongresit, duke shtyrë dhomat që të pezullojnë punën, ndërsa po takoheshin për të certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

Një protestues bërtiti, “Trumpi i ka fituar zgjedhjet”.

Në video janë parë policët duke hedhur gaz lotsjellës në ndërtesë.

Skenat kaotike kanë ngjarë pasi Trump, që është paraparë të largohet nga zyra më 20 janar, i ishte adresuar mijëra protesutesëve, duke përsëritur vazhdimisht se zgjedhjet i janë vjedhur për shkak të parregullsive masive.

Zëvendëspresidenti Mike Pence është eksortuar nga Senati.

Policia e Capitolit u ka thënë ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesëve të mbajnë maskat kundër gazit përfundi ulëseve e të përgatiten. Policët në derën e përparme janë parë duke nxjerrë armët e duke u përgatitur në rast se futet ndonjëri.

U shtynë personat të shtrihen përtokë.

Trump në dy postime në Twitter, ka bërë thirrje për qetësi. Raportohet se një grua është qëlluar në gjoks, ndërsa janë lënduar edhe disa policë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i ka bërë thirrje Trumpit dhe përkrahësve të tij që të pranojnë vendimin e amerikanëve.

“Armiqtë e demokracisë do të jenë të lumtur të shohin këto skena të tmerrshme. Trump dhe përkrahësit e tij duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë më në fund e të ndalojnë nëpërkëmbjen e demokracisë”, ka shkruar Maas.