Armatosja e FSK-së nga Gjermania e ‘çon peshë’ Serbinë, reagime të ashpra në Beograd

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka paralajmëruar të mërkuren se armatosja e FSK-së, e cila, sipas tij “as që guxon të ekzistojë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkelje të ligjit në Gjermani por edhe porosi Serbisë”, është thënë prej ministrisë së tij.

Duke reaguar rreth shkrimeve në mediet serbe se kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dhënë dritën e gjelbër armatosjes së Kosovës prej këtij shteti, Vulini, përmes një deklarate të shkruar ka bërë akuza të rënda në drejtim të Gjermanisë.

“Kur Gjermania tregon fuqinë ushtarake, e tërë bota duhet të shqetësohet për të ardhmen e saj. Historia po përsëritet”, ka thënë ai.

Të kujtojmë se pardje në Kosovë ka ardhur kontigjenti i parë i autobilindave amerikane Humvee të dedikuara për Ushtrinë e Kosovës. Ky kontigjent ka përfshirë 72 blinda, ndërsa në ditët në vazhdim do të vijnë edhe kontigjentet tjera. /Ballkani.info/