Armando Broja shënon dy gola për Vitessen

Armando Broja ka shënuar dy gola me skuadrën holandeze, Vitesse. Takimi miqësor i së dielës kundër Go Ahead Eagles përfundoi 4:0 në të mirë të Vitesses, skuadrës ku u huazua Broja ditë më parë nga Chelsea.

18-vjeçari e shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 72-të. Ndërkohë, golin e katërt e realizoi tre minuta pa përfunduar dueli. Broja luajti edhe kundër ADO Den Haag të shtunën, kur u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, transmeton KOHA.

Ndeshja e së dielës ishte miqësore dhe të dyja skuadrat patën përbërje të kombinuar, me rezervistë. Skuadra e Vitesses vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Do të zhvillojë edhe dy ndeshje përgatitore. Broja vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar shqiptarë.