Arkitekti i njohur nga Prishtina thotë që nëse i merr 2000 llajka futet në politike, afër qëllimit

Arkitekti i njohur nga Prishtina, Visar Geci, ka bërë një postim interesant në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai në postim ka premtuar se nëse një statusi i tij arrin që të merr më shumë se 2000 pëlqime atëherë ai do të bëhet pjesë e politikës dhe madje do të kandidojë për deputet.

Geci, edhe pse me satirë, duket se ka gabuar rëndë. Postimi i tij brenda një ore ka arritur të merr mbi 15000 pëlqime (LIKE)

“N’ti marrt qiky status përmi 2000 llajka për 24 sahat, pa kandidue edhe une n’qito zgjedhje tyben n’te lafsha” shkroi ai në Facebook.

loading…