Arifi: Shaip Kamberi prej 20 vitesh në nivel lokal ka pasur koalicione me Vuçiqin, Daçiqin e partinë e Millosheviqit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten pa përfaqësim pavarësisht se në legjislaturën paraprake kishin tre deputetë.

Faktorët politikë në Luginën e Preshevës kanë akuzuar njëri – tjetrin për përçarjen që i la shqiptarët pa përfaqësim në parlament.

Në RTV Dukagjini, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Shaip Kamberi prishi Marrëveshjen e Tiranës që unifikonte shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke dalë me listë të vetën në zgjedhje.

Arifi duke iu përgjigjur akuzave të Kamberit se ky ka bashkëpunim me Vuçiqin, ai thotë se vet Kamberi ka dëshmuar në të kaluarën për bashkëpunimin me Vuçiqin.

“Prej 20 viteve Shaipi dhe partia e tij vazhdimisht kanë qenë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë me koalicione në nivel lokal. Kamberi në dy mandate ka qenë kryetar i Bujanocit dhe gjatë këtyre mandateve ka pasur koalicione me partinë e Vuçiqit, Daçiqit e po ashtu ka pasur koalicione me një parti radikale që është pasardhëse e Millosheviqit”, tha Kamberi.

I pari i Preshevës thotë se nuk ka pasur komunikim me Vuçiqin.

Arifi thotë se ka bërë një spastrim politik të elitës politike 20-vjeçare në Luginën e Preshevës.