Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi me një fotografi nga New York, pranë markës “Luis Vuitton”, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti.
Në prag të takimeve të Kurtit me liderët evropianë, Arifi thotë se “popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje”.
“Popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje. Marrëveshja do të thotë që shoqëria të bashkohet. Popullizmi kërkon çështjet për të cilat një shoqëri po debaton, e ekzagjeron konfliktin, e fetishizon dhe kështu e bën të pamundur zgjidhjen e tij. Popullizmit i duhet PAZGJIDHSHMËRIA e problemeve, kështu që ai mund të thotë se; “Vendi po shkatërrohet.”
Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)”, shkruan ai.






