Shqiptarja

Ari dhe ora në vlerë 370 mijë dollarë, gabimi që çoi në kapjen e shqiptares në Aeroportin e Stambollit

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në Aeroportin e Stambollit.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

n9Oxqq7au7exOjy3.mp4 – gjirafaVideo

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan. /abcnews.al/