Argjentinë – Spanjë, finalja e madhe e Kampionatit Botëror në basketboll

Argjentina dhe Spanja do të takohen në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në basketboll që po mbahet në Kinë.

Spanja u bë finalisti i parë duke e mposhtur në gjysmëfinale Australinë vetëm pas vazhdimeve me rezultat 95-88.

Marc Gasol ishte heroi i Spanjës me 33 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, i ndihmuar nga Ricky Rubio me 19 pikë dhe Sergio Llull me 17 pikë.

Për Australinë më i miri në parket ishte Patty Mills i cili rezultoi 34 pikë.

Në gjysmëfinalen e dytë Argjentina fitoi përballë Francës me rezultat 80:66.

Te argjentinasit shkëlqeu Luis Scolame 28 pikë dhe 13 kërcime. Po ashtu edhe Gabriel Deck me 13 pikë dhe Facundo Campazzo me 12 pikë, patën paraqitje të mirë.

Te France Frank Ntilikina dhe Evan Fournier shënuan nga 16 pikë.

Finalja Spanjë – Argjentinë dhe ndeshja për vendin e tretë mes Francës dhe Australisë zhvillohen të dielën.

loading…