Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar listën e kombëtares së Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës Katari 2022.

Pasi fitoi Copa American, Argjentina rikthehet të garojë për të siguruar një vend në Kupën e Botës që mbahet në vitin tjetër, shkruan Gazeta Express.

I ftuar për këto ndeshje është edhe futbollisti më i ri i PSG-së, Lionel Messi. Ai ende nuk ka bërë debutimin me PSG-në, ndërsa pritet të ketë minuta në ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Reims.

Anash Lionel Messi, emra tjerë që shihen në listë janë edhe Paulo Dybala, Lautaro Martinez etj.

Lista e plotë:

#SelecciónMayor Lista de convocados 📝 por @lioscaloni para los próximos tres encuentros de @Argentina 🇦🇷 en las #EliminatoriasQatar2022. pic.twitter.com/XXoyrW5KlV

— Selección Argentina 🇦🇷 (@Argentina) August 23, 2021

Argjentina do të përballet me Venezuelën dhe Brazilin në udhëtim, ndërsa do ta presë Bolivinë.