Merkatoja do të jetë e hapur deri më 2 shtator dhe gjigantët evropian të futbollit do të synojnë lëvizje deri në minutat e fundit.
Real Madridi dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që po synojnë që të kryejnë një shkëmbim me portierët e tyre.
Alphonse Areola duket se do të luajë ndeshjen e fundit me PSG ndaj Metz, pasi ai pritet të transferohet tek Real Madridi.
‘RMC’ raporton se Areola do të huazohet tek Reali, kurse Keylor Navas i Realit do të kalojë tek PSG.
Aktualisht, Thibaut Courtois është zgjedhja e parë tek ‘Los Blancos’, por konkurrenca me Areola mund të ndryshonte gjërat.
Mbetet të shihet nëe një lëvizje e tillë do të arrihet të finalizohet deri më 2 shtator.







