Arditi merr vendimin drastik, edicioni i 21 i “Këngës Magjike” me formulë të ndryshuar

“Kënga Magjike” është një nga festivalet më të njohura dhe më të pëlqyera të muzikës së lehtë shqiptare.

Dhjetorin që lamë pas u shënua edhe edicioni i 20-të i cili përfundoi me triumfin e kantautorit Flori Mumajesi me këngën “Plas”.

Por gjithnjë mënyra e votimit, ku artistët japin pikë për njëri-tjetrin, në këtë dhe vlerësimin duke shpallur kështu fituesin dhe artistët që shkojnë në finale, ka shkaktuar gjithnjë pakënaqësi dhe hatërmbetje mes tyre.

Mbrëmjen që lamë pas moderatori Ardit Gjebrea ka publikuar një foto nga performanca e këngëtares Kanita ku krahas saj shkruan: “Nëse në votim për naten finale, do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen kengamagjike.com atëherë Kanita do të ishte në finale!

Edicioni 21 do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët+ Vota e publikut në Internet+ Vota e jurisë Neë Artist.”- ka shkruar ai pranë fotos së Kanitës duke treguar kështu ndryshimin që do të ketë në votime në edicionet që do të vijnë.