Ardian Shala zotohet se në fshatin Nishor do ta rregullojnë çështjen e ujit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Nishor, njofton Ballkani.info.

Shala u zotua se në këtë fshat do ta rregullojnë çështjen e ujit ku do të intensifikojnë hulumtimet për gjetjen e burimit të ujit duke pasur parasysh specifikat e fshatit.

“Në platformën tonë të investimeve kapitale, gjatë mandatit të ardhshem, do të realizojmë një varg projektesh.Së bashku me kandidatin për asamble komunale të LDK-së, Xhavit Bytyçin u zotuam se do ta rregullojmë çështjen e ujit ku do të intensifikojme hulumtimet për gjetjen e burimit të ujit duke pasur parasysh specifikat e fshatit.Rregullimi i rrugëve lokale, ndriçimi i tyre dhe rregullimi i kanalizimit në lagjen “Muhamet Imeri”, janë prioritet yni.Me ekipin e fitores, ne do të realizojmë zotimet tona sepse përkushtimi ynë është qeverisja e mirë me duar të pastra”, ka thënë Shala.

Postimi i plotë: