Ardian Shala: Subvencionet do të jepen për ata që i plotësojnë kushtet, me komisione dhe vlerësimin objektiv

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga dega e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në facebook ka treguar që gjatë ditës, me bashkëpunëtorë, vizituan fshatrat Budakovë dhe Vërshec.

Gjatë vizitës në këto fshatra kishin biseduar për subvencionet që do të jepen gjatë mandatit të tij.

“Diskutova me bujqit e shumtë që kanë këto fshatra, për subvencionet që do të jepen gjatë mandatit tonë. Subvencionet do të jepen për ata që i plotësojnë kushtet, me komisione dhe vlerësimin objektiv”, tha ai.

Ai po ashtu shtoi se në fshatin Vërshec, panë nga afër shkollën “Haradin Bajrami” dhe rregullimi i oborrit te kësaj shkolle është i domosdoshëm.

Postimi i plotë: