Kandidati i LDK-së për kryetar të Suhaerkës, Ardian Shala në pasditen e sotme, ka takuar banorët e fshatit Çadrak, shkruan Ballkani.info.

Shala ka thënë se bashkë me banorët e fshatit Çadrak ka bashkëbiseduar dhe dëgjuar me vëmendje kërkesat e tyre.

“I sigurova se qeverisja ime do t’i ketë në fokus projektet si vijon: Asfaltimi i rrugës në Lagjen Tafolli, investimet në lagjen Vrella, mirëmbajtja e rrugës që lidhë Lagjen Vrella me Lagjen Tafolli”, ka thënë Shala.

Pas kësaj vizite Shala vazhdoi për në fshatin Vërshec.

“Po ashtu, sot qëndrova në fshatin Vërshec dhe me kandidaten për Asamblenë Komunale, zonjushën Besarta Daka, biseduam me banorët e këtij fshati, duke premtuar investimet për projektin e Ujësjellësit dhe rregullimin e rrugës “Luftëtari i Lirisë”,” tregoi Shala.

Postimi i plotë: