Ardian Shala: Policia e Kosovës, institucion ndër më të besueshmit në Republikën tonë

Kandidati për Kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK, Ardian Shala ka nderuar për punën dhe përkushtimin Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës, institucion ndër më të besueshmit në Republikën tonë, është krenari e qytetarëve tanë, në zbatim të ligjit dhe sigurisë pa dallim.

Pushteti lokal i detyrohet shumë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit, shtimin e sigurisë, andaj bashkëpunimi ynë me këtë institucion të shembull në rajon, do të jetë në nivelin më të lartë.

Nderim për punën dhe përkushtimin tuaj, Polici e Kosovës!