Ardian Shala: Banesat për familjet e dëshmorëve do të jepen sipas kushteve objektive, me drejtësi

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Suharekës, sot ka zhvilluar një takim me z. Destan Zekolli, njofton Ballkani.info.

Në takim u diskutua për vlerat e shtetit tonë dhe përkushtimin e djeshëm atdhetar me gjenerata dhe sakrificën sublime për liri, dhe sot, angazhimin e përbashkët për barazi para ligjit, qeverisjen e mirë dhe mirëqenien e qytetarët.

“Takimi me z. Destan Zekolli, përfaqësues i vlerës më sublime të vendit tonë, ish Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, është sa i rëndësishëm, aq edhe emocional”, ka thënë Shala për këtë takim.

Ai gjithashtu shtoi se pjesëtarët e OVL të UÇK-së dega në Suharekë, do t’i kenë dyert e hapura për bashkëpunim dhe trajtim të kërkesave të kësaj organizate dhe pjesëtarëve të saj.

Poashtu Shala ka thënë se banesat për familjet e dëshmorëve do të jepen sipas kushteve objektive, me drejtësi, ndërsa trajtimi për këto familje nga ana e komunës do të jetë i barabartë.

“Është brengosëse që nga 98 familje të dëshmorëve sa ka komuna jonë, vetëm 22 kanë përfituar banesa. Kjo praktikë do të ndryshojë”, ka shtuar Shala.

Postimi i plotë: