Ardian Kastrati thumbon deputetët e Vetëvendosjes: Mu keni zverdh prej të dielës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thumbuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjet e së dielës, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës .

“Ku jeni more mesi pak ma gjallë diçka, mu keni zverdh prej të dielës”, u është drejtuar Kastrati deputetëve të VV-së.

Ai tha se Vetëvendosje s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë.

“ Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Për këtë duhet të falenderojmë edhe ministrinë, ambasadën amerikane dhe shoqërinë civile. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përllat e juaja qengji dhe ujku dhe u pa të dielën”, tha ai.