Kastrati: Marrja e Zotit, njerëzit po vdesin e Kurti sillet me alkool nëpër Durrës e Laç

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë Covid-19. Ai tha se burimi i zgjidhjes së pandemisë është qeveria aktuale, por që sipas tij kreu i emergjencave në Kosovë po mungon.

“Unë në familjen time virusin e kam kaluar së fundmi, me dy njerëz që mi mori Covidi dhe të tjerët të shtrirë në spital aktualisht. Në situata si kjo unë mendoj që është thelbësore për ne që të bëjmë një pyetje se sa mund të jem kontribuues për Parlamentin dhe për qytetarin. Duhet ta gjejmë burimin e krizës e që është qeveria dhe burimi i zgjedhjes është vetëm kjo aktualja”

Ai ka kritikuar Kurtin për pjesëmarrje në tubime e takime në Shqipëri.

“Në krye të emergjencave nuk e kemi kryeministrin. Në krye të emergjencave duhet të jetë kryeministri por ai ishte në tavolina ku pihej verë e alkool në Fiert, Laç e Durrës për fushatë në Shqipëri. Çështja nuk është pse ishte në Shqipëri, por pse është në Shqipëri. E zgjodhi të njëjtën strategji sikur në Kosovë për të shkaktuar kaos politik”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së më tutje tha se kryeministri Kurti nuk e ka hallin e njerëzve dhe të vdekjes së tyre nga virusi Covid-19.

“Nuk është mes njerëzve sepse nuk e ka hallin e njerëzve. Ne që kemi punuar me të që 20 vite e që edhe unë kam punuar dy vite, ai kurrë hallin e njerëzve nuk e ka pasur. Njerëzit për të janë njerëz kur i duhen për vota. Në momentin që ja japin votën nëse kanë nevojë për të ai i lë të vdesin. Marrja e Zotit, duke u sill me gotë të verës nëpër Laç e nëpër Durrës”, ka thënë më tutje Kastrati.

“kjo tregon që ju keni krizë të legjitimitetit. Ju qeshni se jeni produkt i Albinit dhe nuk e kuptoni konceptin e legjitimitetit. Po ju vdesin çdo ditë nga 10, 11, 8 njerëz. Ju keni duartrokitur dje kur i kemi pasur 11 viktima nga Covidi”, ka thënë Kastrati.