Ardian Kastrati: Gërvalla që flet për Hashimin e Kadrinë pse nuk i reagoi Vulinit për Reçakun

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë edhe një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në gjuhën serbe, i ka reaguar ministrit serb, Aleksandër Vulin, i cili mohoi maskrën e Reçakut.

Kastrati kritikoi Qeverinë e Kosovës, që sipas tij, nuk ka reaguar ashtu siç duhet.

“Vulin tha se Reçaku nuk është i vërtetë, jo që nuk pritet diçka e tillë nga ai, por e çuditshme çfarë reagimi kishte nga Kosova për këtë. Reagoi SHBA, BE, nuk pash reagim të ashpër nga Qeveria”, tha Kastrati.

Ai kritikoi edhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mosreagim.

“Ministrja e Kurtit, Gërvalla, është dasht me reagu për këtë çështje, bënte: taka taka, për krerët e UÇK-së të arrestuar në Hagë, dhe nuk e foli asnjë fjalë për deklaratën e Vulinit”, tha ai.