Ardian Gjini lëshon deklaratë shokuese: Rastet e vdekjeve nuk u raportuan saktë, vaksina nuk ka!

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500.

“Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH. Po vërtetohet, ashtu siç kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak. Po ashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin saktë. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyrë raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh”, ka shkruar ai.

sipas tij, shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!

“E sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!? Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta. T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/