Danny Makkelie

Arbitri i Kroaci – Itali në shtëpi, kjo është arsyeja

Arbitri holandez, Danny Makkelie nuk do të drejtojë më ndeshjen në Evropian.

UEFA e mori këtë vendim pas fazës së grupeve, përkatësisht pasi Makkelie drejtoi ndeshjen mes Kroacisë e Italisë.

Italia e shënoi golin vendimtar në minutën e 98-të, ndërsa kroatët kishin vërejtje të shumta se pse u dhanë tetë minuta shtesë.

Por kjo nuk është arsyeja pse Makkelie u dërgua në shtëpi.

Sipas “Corriere dello Sport”, holandezi nuk do të angazhohet më në Evropian për shkak të një episodi në minutën e 52-të të ndeshjes Kroaci – Itali.

Davide Frattesi luajti me dorë në zonë, ndërsa arbitri dha penallti vetëm pasi rishikoi situatën në VAR, ndonëse ishte shumë afër.

Përgjegjësit në UEFA kanë vlerësuar se Makkelie është dashur ta marr vetë vendimin e jo ta presë VAR-in.